AktualitetPolitikëTë fundit

Ohana: Shqipëria, lider në Ballkan për promovimin e kujtesës së Holokaustit

Kryetari i Parlamentit të Izraelit Knesset, Amir Ohana duke iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me anë të një videomesazhi, me rastin e Seancës së Posaçme të përkujtimit të viktimave të Holokaustit, solli në vëmendje faktin se, në Yad-Vashem- muzeu kombëtar i Izraelit dedikuar përkujtimit të Holokaustit, gjenden më shumë se 70 shqiptarë e shqiptare, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë.

Në videomesazhin e tij ai u shpreh se, “ne në Izrael e njohim dhe e vlerësojmë popullin shqiptar. Në rrethanat më të vështira dhe duke vënë në rrezik jetën e tyre shqiptarët vepruan për të mbështetur hebrenjtë gjatë Holokausit dhe për të shpëtuar shumë prej tyre nga regjimi shtypës nazist. Numri i shqiptarëve ndër kombe është frymëzues dhe zemërgjerë. Izraeli do të jetë përjetë mirënjohës popullit shqiptar për guximin përballë një të keqeje të tillë”.

“Në shumë mënyra, Shqipëria është një pionier dhe lider në Ballkan kur bëhet fjalë për promovimin e një kujtese të sigurt të Holokaustit dhe luftimin e anti-semitizmit. Sigurisht ka shumë punë për të bërë, por ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe të anti-semitizmit në mbarë botën dhe në Evropë në veçanti”, përfundoi Ohana.

 

Fraksion.com