AktualitetTë fundit

Ish-agjenti McGongial aksioner i një biznesi në Tiranë, si loboi për koncesionin e hidrokarbureve

Ish-agjenti i FBI, Charles McGongial është në vëmendje të opinionit dhe mediave në Shqipëri për shkak të lidhjeve që iu zbuluan me kryeministrin Edi Rama. Vazhdimisht nga kjo çështje po dalin detaje të tjera.

Ish-agjenti i FBI është administrator i një studioje ligjore të quajtur “Law Office and Investigation”, aktualisht me aktivitet të pezulluar dhe ka 25% të aksioneve.

Aksionerët e tjerë në këtë biznes janë Shefqet Dizdari dhe Agron Neza. Ky i fundit përmendet si personi A në dosjen e ish zyrtarit të lartë të FBI-së dhe dyshohet se është një prej dy lobistëve të përdorur nga Rama.

“Law Office and Investigation” është një kompani e regjistruar në vitin 2008 nga Shefqet Dizdari, një avokat nga Tropoja, i cili në 2019 ai i ka shitur aksione ish-zyrtarit të lartë të FBI Mc Gonigal, Agron Nezës dhe një shtetasi tjetër të huaj, me emrin Mark Thomas Rossini.

Në vitin 2018, Ministria e Energjisë shpalli fituese të koncesionit të tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë “Transoil Group AG”. Më 31 mars Transoil Group AG u shpall fitues mes nëntë kompanive ndërkombëtare pjesëmarrëse.

Të dhënat tregojnë se “Transoil Group AG” në Shqipëri administrohej pikërisht nga Shefqet Dizdari. Kjo kompani kishte lidhje biznesi me gjigandit rus të prodhimit të gazit, Gazprom, kompani që zotërohet në shumicën e aksioni nga shteti rus.

Charles McGonigal dyshohet se ka marrë ryshfet nga Agron Neza për të ndikuar që një koncesion i majmë i hidrokarbureve t’i jepej një kompanie të administruar nga Shefqet Dizdari, i cili më pas bëhet edhe ortak biznesi me personazhet e mësipërm.

 

Fraksion.com