“Agron Nezës i njoh familjarët, atë jo. Foto me mua 100 mijë shqiptarë”, Berisha për dëshminë e të birit në SPAK: Përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mohuar sërish njohjen e tij me Agron Nezën, shqiptar i përfshirë në aferën e arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FB-së, Charles McGonigal.
Ai tha se ndonëse ka dalë një foto me të, nuk e njeh personalisht, por familjarët e tij.
“I kam njohur të tjerët, dhe jo këtë. I kam njohur familjarë të tjerë. Agron Nezën, se ka një fotografi me mua. mund të jenë 100 mijë shqiptarë dhe jo shqiptarë që kanë fotografi me Sali Berishën, por kjo s’do të thotë se i njoh. Njoh shumë nga familjarët e tij, por atë se njoh. Ka njeri që akuzon veten e tij? E kupton veprimin e tij. Ai do bëjë deklarata që të lehtësojë veten e vetë.”, tha ai.
Duke u ndalur te dëshmia e Shkëlzen Berishës në SPAK, Berisha tha se kjo është përpjekje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal.
“Përpjekje për të errësuar, mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizmin e Skapit të partisë. Komisioni do ngrihet, parlamenti nuk funksionon më. Edi Rama është njeriu që ka paguar vrasësin me pagesë për të shkatërruar opozitën shqiptare.”, tha Berisha.
Fraksion.com