AktualitetBota+Të fundit

SHBA mund të dërgojë tanke M1 Abrams në Ukrainë

Uashingtoni zyrtar pritet që të mërkurën të njoftojë se do të dërgojë dhjetëra tanke M1 Abrams në Ukrainë, si dhe Berlini ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mbështetja për dërgesat e tankeve vjen pasi Ukraina shkarkoi disa zyrtarë të lartë si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin në vend.

Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Uashingtoni, zyrtarët në Kiev përshëndetën atë që ata e shohin si një “ndryshim të mundshëm të lojës”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, të martën u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që të jepnin tanket e tyre më moderne, duke thënë se “nevoja për to është shumë e madhe”.

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara deri tani janë përmbajtur në ofrimin e armatimeve të rënda, dhe janë treguar të kujdesshme ndaj mbështetjes, duke e parë si diçka që mund t’i japë Kremlinit arsye për të zgjeruar konfliktin.

Rusia ka paralajmëruar se furnizimet me armë moderne sulmuese në Ukrainë do të përshkallëzojnë luftën, me disa zyrtarë rusë që thonë se aleatët perëndimorë të Ukrainës po e çojnë botën në një “katastrofë globale”.

Dorëzimi i tankeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara do të ishte një “një tjetër provokim flagrant”, tha të mërkurën Anatoly Antonov, ambasadori i SHBA-së i Rusisë.

“Është e qartë se Uashingtoni po përpiqet qëllimisht të na shkaktojë humbje strategjike,” tha Antonov në Telegram.”Tanket amerikane do të shkatërrohen nga ushtria jonë në të njëjtën mënyrë siç po shkatërrohen pajisjet tjera të NATO-s”, shtoi ai./REL

 

Fraksion.com