AktualitetBota+Të fundit

Ministri gjerman i mbrojtjes thotë se tanket Leopard 2 mund të jenë në Ukrainë për rreth tre muaj

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë se tanket Leopard 2 mund të jenë operacionale në Ukrainë për rreth tre muaj.

Fillimisht do të kryhet trajnimi dhe më pas tanket do të dërgohen në Kiev, u tha ai gazetarëve.

Pistorius tha se vendimi i së mërkurës për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë ishte “historik”.

Dhe Gjermania do të diskutojë për dërgesat e mëtejshme të sistemeve të armëve në Ukrainë për sa kohë që lufta të vazhdojë, shtoi ai.

Megjithatë, është e rëndësishme që “ne të mos bëhemi palë në luftë”, tha Pistorius, duke paralajmëruar se vendimi për të dorëzuar Leopard 2 nuk ishte arsye për t’u ngazëllyer.

 

Fraksion.com