Life StyleTë fundit

Intervista për Luizin doli nga konteksti; Pas Fatmir Laçejt, reagon edhe noteri tjetër!

Pas nënkryetarit të Dhomës së Noterëve në Tiranë Fatmir Laçej, sot ka reaguar edh kolegu i tij Artan Treska për intervistën që dhanë për këngëtarin Luiz Ejlli. Ish-kryetari i Dhomës së Noterëve, ashtu si kolegu thotë se Top Channel preu intervistën dhe e nxori jashtë kontekstit.

“Lidhur me intervistën që kam bërë për Luizin kam parë që është keqinterpretuar dhe ka dalë jashtë kontekstit. Për këtë arsye jam i detyruar të bëj një sqarim dhe në qoftë se i kam prekur u kërkoj ndjesë familjarëve dhe fansave të Luizit. Intervista ka dalë jashtë kontekstit. Unë kam thënë që Luizi ka kërkuar ndihmë si çdo noter tjetër që do të ishte në vështirësi financiare. Unë po shoh që ka keqinterpretime sepse janë prerë shumë pjesë të intervistës. Unë nuk kam dashur te jap intervistë për këto gjëra, por presioni për të marrë atë intervistë ka qenë shumë i madh.”, u shpreh Treska.

 

Fraksion.com