Fiala: Nuk do të heqim dorë nga furnizimi me tanke “Leopard 2” për Ukrainën
Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala deklaroi dje në mbrëmje se vendi i tij nuk është i gatshëm të heqë dorë nga furnizimi me tanke luftarake “Leopard 2”, të cilat i mori nga Gjermania, si pjesë e të ashtuquajturit plan shkëmbimi për dërgesat indirekte të armëve në Ukrainë.
“Tani nuk është e mundur të dërgohen tanket “Leopard”, sepse ne kemi nevojë për këto tanke për sigurinë tonë”, tha Fiala pas një takimi me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
Qeveria gjermane ka organizuar një pjesë të ndihmës së saj ushtarake për Ukrainën përmes shkëmbimeve me aleatët e saj lindorë, të cilët i ofrojnë Kievit armë të prodhuara nga sovjetikët, të cilat ukrainasit mund t’i përdorin lehtësisht, dhe nga ana tjetër marrin zëvendësime moderne nga Gjermania.
Republika Çeke i dha Ukrainës dhjetëra tanke luftarake T-72 të projektuar nga sovjetikët vitin e kaluar. Në këmbim, qeveria gjermane i premtoi qeverisë në Pragë 14 tanke “Leopard 2” dhe një automjet të blinduar rikuperimi.
Fraksion.com