AktualitetPolitikëTë fundit

Hohmann takon Dumanin: BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann zhvilloi sot një takim me Kreun e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann theksoi se, lufta kundër zyrtarëve të lartë është kyçe në avancimin e Shqipërisë në BE.

Hohmann garantoi mbështetjen e Bashkimit Evropina ndaj SPAK për ushtrimin e funksioni në mënyrë të pavarur

“Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm të SPAK, Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann.

 

Fraksion.com