AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Asselborn: Armiku nuk është Scholzi por Putini

Në debatin e fortë në Gjermani për dërgimin e tankeve luftarake Leopard në Ukrainë, ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn mbron kancelarin gjerman, Scholz. Sipas NATO, nuk ka tensione me Gjermaninë .

Ministri i Jashtëm i Luksembburgut, Jean Asselborn ka mbrojtur kancelarin gjerman, Olaf Scholz në debatin për dërgimin e tankeve luftarake gjermane në Ukrainë. “Armiku nuk është Scholzi, armiku quhet Putin. Dhe këtu duhet të përqëndrohemi”, tha Asselborn për televizionin gjerman, ZDF. Vërtet Scholz nuk ka thënë ende Jo për tanket gjermane, por as edhe një Po. Sipas Asselborn Gjermania nuk është e izoluar në çështjen e tankeve, siç paraqitet në mediat gjermane. Ka edhe vende të tjera të mëdha dhe në kufi që hezitojnë të bëjnë këtë hap. Asselborn bëri fjalë për 300 tanke, të cilat i nevojiten Ukrainës. E po të shohësh përreth ka vetëm një model prezent në Europë, tanket Leopard, tha ai.

Berlin | Jean Asselborn, Luxemburgischer AußenministerJean Asselborn

Rheinmetall mund të ofrojë 139 tanke, në disa faza

Koncerni i armatimit, Rheinmetall mund të ofrojë për Ukrainën 139 tanke të tipit Leopard 1 dhe 2. 29 tanke mund të jenë gati që në prill ose maj të këtij viti, tha një zëdhënës i Rheinmetall për rrjetin gazetaresk “Deutschland”. Ky koncern mund të ofrojë edhe 88 tanke të tipit Leopard 1. Rheinmetall ka edhe 22 tanke Leopard 2A4 në dispozicon, por vënia në përdorim e tyre do të kërkojë afër një vit kohë.

Berlin Treffen Kanzler Scholz und NATO-Generalsekretär Stoltenberg

Stoltenberg nuk sheh asnjë përçarje brenda NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg megjithë debatin e fortë për dërgimin e tankeve luftarake në Ukrainë nuk sheh rrezik për përçarje brenda aleancës. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë nuk ka pasur ndonjëherë “një shkallë kaq të lartë uniteti”, brenda NATO-s, tha ai për televizionin “Welt”. Natyrisht që fokusi tani është vendosur në dërgimin e tankeve Leopard. “Por nganjëherë kërkohet kohë, për t’u konsultuar në mirëbesim me aleatët.” Kjo është më produktive, se “të zhvillohet publikisht”, tha Jens Stoltenberg. Ai kërkoi më shumë mbështetje nga aleatët edhë në drejtim të furnizimit me armë të rënda. “Kjo është urgjentisht e nevojshme”. Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në videon e tij çdo mbrëmje është shprehur dje, se “bombardimet dhe sulmet e armikut po vazhdojnë 24 orë rresht.” Lufta për Donbasin dhe jugun vazhdon. “Ne e shohim, që Rusia po përqëndron trupat, por e dimë edhe se si të reagojmë ndaj kësaj.”/DW

Ukraine | Kämpfe um SjewjerodonezkLuftime në Donbas

 

Fraksion.com