AktualitetPolitikëTë fundit

Vrasjet e 21 janarit, Hoxha: Urdhrat në audio përputhen me veprimet e gardistëve

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur lidhur me një audio-regjistrim, ku sipas tij dëgjohen urdhrat për gardistët të cilët qëlluan për vdekje katër qytetarë në protestën e 21 janarit të vitit 2011.

Hoxha tha në “Opinion”, tha se urdhrat që dëgjohen në këtë audio përputhen me lëvizjet dhe veprimet e gardistëve.

Për këtë audio, gazetari tha se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Përgjithshëm disa muaj më parë.

“Ky është babai i Aleks Nikës duke dëgjuar në diktofon urdhrat, ai këtu është xhaxhai vet dheun në fakt e kamë bërë regjistrimin me telefon pa autorizimin. Ky është zëri i Ndrea Prendit, unë jap indicie për të shkuar te një provë. Nuk është thirr Lulzim Basha që ka qenë ministri i Brenshëm, Nuk është thirr Edi Rama, Sali Berisha dhe Ina Rama që ka qenë kryeprokurore. Unë nga verifikimi që kam bërë më rezulton që ky regjistrim përputhem me veprimet në terren që duket në pamje dhe me lëvizjet e efektivëve të gardës. Ky material është siguruar.. kemi njoftuar prokurorin e Përgjithshëm në korrik. Kërkesën e ka bërë familja. Pse ngelën 12 vite mbrapa? Më është krijuar bindja se nuk ka patur interes që kjo ngjajre të shkojë në fund, nga ekzekutoret deri të organizatorët. Kryeprokurori është njoftuar se ka një indicie të re”,-tha Hoxha./Opinion.al

 

Fraksion.com