AktualitetBota+Të fundit

Ukraina “do të paguajë” nëse Gjermania i dërgon tanke, paralajmëron Rusia

Kremlini ka thënë se Ukraina do të përballet me pasojat nëse vendet e treta e furnizojnë atë me tanke, mes presionit në rritje ndaj Gjermanisë për të dërguar armatim të avancuar në Kiev.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov paralajmëroi se debati i vazhdueshëm për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë sugjeron se “nervozizmi midis anëtarëve të aleancës po rritet vazhdimisht”.

“Të gjitha vendet që marrin pjesë direkt ose indirekt në pompimin [të Ukrainës] me armë dhe në ngritjen e nivelit të tyre teknologjik, janë të gjitha përgjegjës për këtë”, tha Peskov të hënën.

Populli ukrainas do të duhet të paguajë për këtë”, shtoi ai.

Kujtojmë se Berlini ka qenë nën kritika për dështimin për të arritur një marrëveshje me aleatët e tij kryesorë perëndimorë për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha të dielën se Gjermania nuk do ta ndalojë Poloninë të dërgojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë nëse kërkohet.

Rusia paralajmëroi më parë për përshkallëzim të mëtejshëm nëse dërgohen më shumë armë në Ukrainë që do të lejojnë sulme në territorin rus, duke thënë se kjo do të “do të thotë ta sjellë konfliktin në një nivel të ri”.

 

Fraksion.com