AktualitetPolitikëTë fundit

Tragjedia e 21 Janarit, Balla: Këtë javë dorëzojmë kallëzimin e ri në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar për mediat se këtë javë do të dorëzojnë kallëzimin e ri në SPAK për tragjedinë e 21 Janarit të vitit 2011.

Balla tha se pala e dëmtuar në këtë ngjarje është Partia Socialiste pasi u vranë 4 protestues të tyre. Ai theksoi se do të vazhdojë të kërkohet që Prokuroria e Posaçme të marrë nën hetim dosjen penale për vrasjen e Aleks Nikës.

“Ne jemi subjekti që ka thirrur protestën e 21 Janarit, 4 dëshmorët janë 4 prej nesh. Ne jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja është një audio-përgjim. Bazuar në faktin se dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është ende në Prokurorinë e Tiranës ne do vazhdojmë të kërkojmë që hetimin e çështjes ta bëjë SPAK. Në orët në vijim dhe ditët në vijim, Partia Socialiste do të ketë kallëzimin konkret. Penalistët tanë po merren dhe po diskutojnë për gjithë formalizimin e këtij kallëzimi të ri. Që nga kallëzimi i parë në mars të 2011-ës dhe më pas në çdo moment unë kam kërkuar nga drejtuesi i SPAK se pse nuk e hetojnë masakrën e 21 Janarit“-deklaroi Balla.

 

Fraksion.com