AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i politikës së jashtme të BE shpreson që blloku të arrijë konsensus për këstin e ardhshëm të ndihmës për Ukrainën

Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell tha të hënën se shpresonte që anëtarët e bllokut të bien dakord për një këst tjetër të ndihmës për të mbështetur Ukrainën, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel.

“Shpresoj se do të arrijmë një konsensus politik,” u tha Borrell gazetarëve përpara takimit.

Ai shtoi se asnjë vendim zyrtar nuk pritet të merret të hënën në lidhje me fondet, të cilat janë pjesë e Mjetit Evropian të Paqes (EPF).

EPF ka funksionuar që nga korriku 2021 dhe financon aktivitete me implikime ushtarake, duke mbështetur ushtritë e vendeve partnere dhe shteteve anëtare të BE-së me infrastrukturë, trajnime dhe pajisje.

Fondet u mobilizuan për herë të parë në historinë e BE-së si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës për dërgimin e pajisjeve ushtarake, duke përfshirë armët vdekjeprurëse.

 

Fraksion.com