Rama: Qendër e veçantë turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh
Një qendër e veçantë turistike është ngritur pranë liqenit të Marinës në Belsh.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga qendra e ideuar, ndërtuar e administruar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Rama u shpreh se, Belshi, një bashki e vogël, falë vëmendjes së madhe të qeverisë është kthyer në një destinacion turistik me atraksione që shtohen si ky i liqenit të Marinës.
Pika e agroturizmit të Marinës ndodhet në mes të liqeneve të Dumresë. Një perlë e vogël turistike, që ofron pamjen më mbresëlënëse dhe komoditet cilësor. Ajo është një iniciativë e re e Bashkisë Belsh, e cila vitet e fundit falë mbështetjes së qeverisë shqiptare ka realizuar një sërë veprash në mbështetje të turizmit, duke shfrytëzuar bukuritë që Zoti i ka falur bujarisht të gjithë zonës.
Fraksion.com