Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Ja çfarë pritet të diskutohet
Mblidhet sot Këshilli i Sigurimit Kombëtar.
Ky fakt është bërë i ditur nga zyra për shtyp në Presidencë. Mësohet se presidenti i Republikës, Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore do të mbledhë Këshillin në orën 14:00.
Në këtë mbledhje synohet që të jepet një panoramë e plotë e gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të diskutohen prioritetet e 2023-shit, gjithëpërfshirja e institucioneve si dhe garantimi i sigurisë së qytetarëve.
Fraksion.com