AktualitetPolitikëTë fundit

“Mos u përdridh je goxha burrë”, Çipa: Je zonjë matu mirë, kujdes me fjalët që përdor

Spiropali: Unë desha të flas për kallëzimin penal.

Çipa: Ok dakord fol të dëgjojmë se po thotë kallëzimi, e keni publikuar.

Spiropali: O Sandër të lutem ma dha fjalën zonja Duma e mora fjalën nëse do ta marrsh fjalën merre s’ke pse bën gjithë këto përdredhje. Vazhdo.

Çipa: Nuk bëj përdredhje, rraca të cilës i përkas jam i drejtëpërdrejtë. Behu e kujdesshme se i kërkove një kolegu të jetë i kujdesshëm tani bën lojëra fjalësh bëj kujdes me mua..

Çani: Ah sa bukur, i ka reagimet e papara.

Spiropali: Qetësohu more. Ma dha fjalën zonja Duma bëhuni i kujdesshëm goxha burrë këtu flet kot tani. Nëse jua jep fjalën zonja Duma ok.

Çipa: Sot kallëzimi që ka bërë ministri i drejtësisë është ripolitizues i procesit sepse qeveria dha një të dhënë shumë shteruese kolegia Anila, kur tha se Gjykata e Strazburgut i ka detyruar shtetin të rikthejë hetimet për të gjetur dy vrasje të pazbardhur. Është një e dhënë që i adresohet jo shtetit politik por juridik. Ky proces më herët duhet ta vazhdonte me detyrim politik për të treguar sqarime edhe kur ët kemi të reja. Ne nuk dimë se çfarë është dorëzuar në prokurori, thuhet se është edhe me figurë edhe me zë. Indicies i është shtuar edhe diçka më tepër.

 

Fraksion.com