Manja dorëzon në SPAK kallëzimin për “21 janarin”, akuza Berishës dhe Bashës
Ditën e sotme ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dorëzoi në SPAK kallëzimin për “21 janarin”.
Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish-ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish-komandat i Gardës, janë zyrtarisht të kallëzuar në SPAK për vrasje në rrethana të tjera cilësuese në 21 janar të vitit 2011.
Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës njoftoi po sot se ka nisur verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.
Mësohet se i është lënë detyrë Policisë së Shtetit që ta sekuestrojë materialin e përmendur.
Fraksion.com