AktualitetPolitikëTë fundit

“Jemi drejt fundit”, amnistia fiskale, Balla: Dialog konstruktiv me ekspertët e BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha këtë të hënë se mes qeverisë dhe delegacionit të ekspertëve të BE ka pasur një dialog konstruktiv sa i përket amnistisë fiskale.

A ka një afat sa i përket amnistisë fiskale kur do të nisë shqyrtimi në parlament? Kur pritet të miratohet?

-Ju e dini fare mirë që drafti i amnistisë fiskale nuk ka ardhur ende në Kuvend dhe sapo të vijë natyrshëm do të informoheni. Po ashte e  dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar.

Zoti Balla, çfarë ka kërkuar Bashkimi Europian nga mazhoranca socialiste sa i përket amnistisë fiskale, pasi keni qenë në dialog me BE pikërisht për draftin që u bë publik fillimisht. Çfarë ka kërkuar BE dhe a do të reflektojë qeveria për këtë?

-Unë jam kryetar i grupit parlamentar dhe nga informacionet që kemi marrë nga ministrja ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e delegacionit në emër të BE dhe mendoj që jemi në një fazë drejt fundit, që rekomandimet që vijnë nga ekspertët e BE të merren në konsideratë nga pala jonë.

 

Fraksion.com