“Me PD lindi pluralizmi”, Berisha nga Laçi: Në ’90 kishim mision të përmbysnim diktaturën moniste, tani kemi mision të përmbysim monizmin e Ramës
Në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se PD është partia e lirisë dhe të drejtave të qytetarëve.
“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”. Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.
Kmei arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, ditëlindja jonë në liri.
Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit.
Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë.
Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.
Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin.
32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale
Rama kontrollon sot, disponon sot 10 përqind pushtet më shumë se Ramiz Alia.
Misioni ynë absolut është përmbysja e tij siç përmbysëm monizmin e etërve do përmbysim monizmin e bastardit.
Monizmi e Liria nuk pajtohen. Rikujtojmë se këta burra që u dergjën në kampe e burgje, se mijëra të tjerë që vdiqën,, vdiqën vetëm se kërkonin lirisë dhe se xhelatët e diktaturës i konsideronin armiq.
Monizmi nuk toleronte lirie kundërshtarë. Edhe Rama sot mendon se do mund të rrëmbejë Partinë Demokratike. Sot ky bastard mban peng në kundërshtimin më flagrant e primitiv vendimin e gjykatës dhe beson se në këtë mënyrë do të parandalojë fitoren tonë në zgjedhjet lokale. Mendon se do mund të mbrojë monizmin e tij. Të betohemi në flamur e para Zotit se gjë në botë nuk do na ndalojë pa mundur monizmin e Ramës.
Në ’90 kishim mision të përmbysnim diktaturën moniste, tani kemi mision të përmbysim monizmin e Ramës të bazuar në krim drogë e vjedhjen e qytetarëve”, tha Berisha.
Fraksion.com