“Jam i lumtur që do jesh nëna e fëmijëve të mi”, Luizi-Kiarës: Të dua dhe s’të lë kurrë
Ditën e sotme Luizi dhe Kiara nuk kanë qenë në kushtet më të mira të mundshme si pasojë e debatit që patën mbrëmjen e djeshëm.
Teksa bëheshin gati për spektaklin, Luizi i ka kërkuar Kiarës një puthje Por Kiara nuk ka pranuar.
Më pas ata nisën të shiheshin në sy për një kohë të gjatë dhe Luizi i tha se ajo kishte për të qeshur tërë jetën dhe për këtë ishte i bindur sepse e donte dhe nuk do ta linte kurrë.
“Mezi po pres dhe jam krenar që do jesh nëna e fëmijëve të mi. nuk ka burrë nëne që ma heq këtë mendje. Edhe jam krenar që do jesh”, tha ai.
“Ku e ke parë këtë, mua më thyhen gotat”, është përgjigjur Kiara.
Fraksion.com