Berisha: Basha ishte peng, liria rruga e vetme për bashkim
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në një bashkëbisedim në rrjetet sociale me qytetarët se “protestat e fuqishme do jenë një drejtim themelor me të cilin ne synojmë të dredhim themelet e këtij regjimi”.
“Edi Rama, për të dhënë një goditje përfundimtare të pluralizmit politik, përpiqet në mënyrën më antikushtetuese, të pengojë PD-në për të hyrë në zgjedhjet e 14 majit, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, me të cilin normalisht asnjë kryeministër, në asnjë vend, nuk ka asnjë lidhje. Në çdo vend të lirë, kur një grup njerëzish vendosin të krijojnë një shoqatë apo parti, hartojnë statutin, firmosin dokumentin dhe gjykata vlerëson përputhjen e tyre me ligjin. Ky vendim dhe asnjë element tjetër, realizon automatikisht regjistrimin në regjistrin e partive dhe shoqatave. Kur partitë ndryshojnë statutin, programin, këto ndryshime ato janë të detyruara t’i dërgojnë në gjykatë. Këtë bëri PD, dhe gjykata pasi i vlerësoi, i gjeti ligjore”, tha ai
Ndërkohë, ai shtoi se manipulimi i zgjedhjeve ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet.
“Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratët nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur”, tha Berisha.
Ai tha se në interesin më të mirë të PD dhe Shqipërisë, bashkimi duhet të ketë si rrugë të vetme, lirinë dhe vetëm lirinë.
“Bbashkimi i PD kalon duke pranuar mendimin ndryshimin. Po ju rikujtoj se statuti i 11 dhjetorit ka nenin e fraksionit që do të thotë se ata anëtarë, drejtues, deputetë, të cilët kanë mendime të ndryshme nga kryetari dhe kryesia aktuale, ata mund të krijojnë fraksionin e tyre. Dhe nga ai pozicion, të mbrojnë interesat e demokratëve që u besojnë”, u shpreh Berisha.
Sipas tij, zhvillimet treguan se udhëheqja e saj ishte marrë peng. “Bënte biznes me Edi Ramën. Se Lulzim Basha ishte marrë peng. Se Alibasha është peng. Ju garantoj se pengjet nuk ka forcë në botë që t’i çpengojë. Ndaj duhet të dallojmë demokratët nga pengjet. Të tjerë tek-tuk ndjekin tenderat dhe të fituarit në mënyrë të pandershme”, tha Bëerisha.
Gjithashtu, Berisha deklaroi se ambasadorja e SHBA-së bëri gjithçka që PD të mos ishte kjo që është dhe që të caktonte kryetarin e PD.
“Nuk e gjykoj Yuri Kim në raport me Berishën, por me vendin tim. Ajo ka shkelur Kushtetutën e vendit tim, Kushtetutën e SHBA, ka shkelur Konventën e Vjenës mbi statutin e diplomatit. Ndërhyrja e Edi Ramës dhe Yuri Kim në një garë të paimagjinueshme për të zgjedhur kryetarin trevjeçar të atij organi, i dha atij organi një goditje mëshire”, u shpreh ai.
Berisha tha se “ajo, fatkeqësi e madhe që rastisi ambasadore në 100-vjetorin e marrëdhënieve tonë dhe punoi për të dëmtuar reputacionin e vendit të madh të lirisë. Dhe ia arriti. Gjithçka e bëri për dosjen e saj dhe interesat e saj personale”.
Fraksion.com