AktualitetTë fundit

Aksi rrugor Korçë-Dardhë i hapur, ARRSH: Lëvizja me goma dimërore dhe zinxhirë

Reshjet e shiut dhe të dëborës vijojnë në veri të vendit ku po punohet për pastrimin e akseve rrugore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi në rrjetet sociale informon se aksi rrugor Korçë-Dardhë është i hapur dhe qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH bën të ditur se, “reshjet e dëborës vazhdojnë dhe është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës”.

Gjithashtu ARRSH apelon që drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë aks të përdorin goma dimërore dhe të pajisen me zinxhirë.

 

 

Fraksion.com