Life StyleTë fundit

U skualifikua pas shpullës, veprimi i Kejvinës për Luizin pas daljes nga “BBV” po çudit rrjetin

Kejvina Kthella ishte konkurrentja më ‘shqetësuese’ e këtij edicioni të dytë të “Big Brother VIP Albania”, që vazhdimisht përdori fjalor të dhunshëm në shtëpi, bullizime, ofendime e madje edhe dhunë fizike.

Megjithëse produksioni vendosi ta fshihte çfarë ndodhi natën e spektaklit, “Iconstyle” publikoi ekskluzivisht videon e momentit kur Kejvina goditi me shpullë Luizin, madje dy herë!

Të detyruar ta komentonin këtë ngjarje dhe të merrnin masa pas bërjes së shpullës publike, produksioni i shtyrë gjithashtu nga reagimet e ashpra të publikut vendosi të skualifikojë Kejvinën nga loja.

Ish-konkurrentja bëri ironi në deklaratën e saj të largimit, duke ‘falenderuar’ për vendimin dhe duke treguar se “ky ishte respekti që njerëzit kishin për femrat në Shqipëri”, duke pretenduar ende se kishte të drejtë në atë që kishte bërë.

Madje, ajo as nuk shkeli në studion e emisionit pas skualifikimit, ndërsa Arbana nuk e përmendi më në asnjë moment gjatë mbrëmjes.

Shpulla ndaj Luizit ishte ajo që e skualifikoi, por të gjithë janë çuditur nga fakti që Kejvina e mban ende Luizin follow në Instagram. Për më tepër, ka në profil edhe video me të!

S’dimë nëse ajo ka reflektuar pas daljes dhe shpreson të rregullojë gjërat mes tyre, apo thjesht nuk është marrë me Instagram-in këto ditë./iconstyle.al

 

Fraksion.com