AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Rindërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me pajisje bashkëkohore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se investimet në shëndetësi vazhdojnë me rindërtimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama postoi foto nga rindërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut e cila do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë.

Ai theksoi se rindërtimi i Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut do të shndërrohet në një qendër sipas standardeve të BE-së.

“Mirëmëngjes dhe me një tjetër investim të ri me shumë rëndësi në sektorin e shëndetësisë, rindërtimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, e cila do të transformohet në një qendër dinjitoze me pajisje bashkëkohore, sipas standardeve të BE-së, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Në këtë investim parashikohet rikonstruksioni i plotë i godinës, por edhe riorganizimi i shërbimeve, ndërkohë që punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.

Ndërhyrja e plotë në strukturën e godinës do të mundësojë ngritjen e një qendre dinjitoze dhe bashkëkohore të cilësisë të lartë, e cila do të plotësohet me shërbimet laboratorike, të përpunimit dhe menaxhimit të bankës së gjakut, sipas standardeve evropiane.

Investimi në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut pritet të rrisë edhe kapacitetet e burimeve njerëzore të shërbimit shëndetësor, por edhe do të çojë në një tjetër nivel edhe kërkimin shkencor në këtë fushë.

 

Fraksion.com