Arlind Gjokutaj në pranga për shpërdorim detyre te ‘Financat’, Berisha akuzon Ibrahimajn: Ministrja ka qenë strumbullari
Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se ‘strumbullari’ i abuzimeve të Financat, është vetë ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj. Natyrisht, Berisha nuk mundet faktojë këtë, por gjithsesi është aq i bindur sa do vinte ‘dorën në zjarr’.
“Ka dy opsione, jam marrë me problemin. Kam të dhëna, të besueshme, se ministrja ka qenë strumbullari. Kjo, është e vërteta çfarë kam unë, ka qenë shtytja kryesore. Kjo kërkon që të shihen dokumente a kanë sigla apo jo, unë e vë dorën në zjarr që ajo ka qenë. Po kjo do faktuar. Ajo ka qenë e apasionuar pas atij problemi.”- tha Berisha.
Fraksion.com