AktualitetBota+Të fundit

Zelensky: Nuk jam i sigurt nëse Vladimir Putin është gjallë, nuk kuptohet kush i merr vendimet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar ditën e sotme se nuk është i sigurt nëse Vladimir Putin është gjallë.

Duke folur përmes videolidhjes në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të enjten në mëngjes, Zelensky po diskutonte perspektivën e negociatave me Rusinë.

“Unë nuk e kuptoj fare mirë se me kë të flas dhe për çfarë,” tha ai.

“Nuk jam i sigurt se presidenti rus, i cili ndonjëherë shfaqet kundër një ekrani jeshil [efektet speciale] është në të vërtetë i duhuri.

“Unë nuk e kuptoj fare nëse ai është gjallë ose nëse ai merr vendime apo dikush tjetër merr vendime atje.”

“Nuk mund ta kuptoj se si mund t’u premtoni liderëve evropianë një gjë dhe të nesërmen të filloni një pushtim në shkallë të plotë të një vendi,” përsëriti Zelensky në Davos.

“Nuk e kuptoj vërtet me kë kemi të bëjmë”, tha Zelensky.

Në përgjigje, Dmitry Peskov, zëdhënësi i Putinit, tha: “Është e qartë se Rusia dhe Putin janë një problem i madh për Ukrainën dhe Zelensky. Dhe është e qartë se thjesht psikologjikisht, zoti Zelensky do të preferonte që të mos ekzistonin as Rusia dhe as Putini”.

Megjithatë, presidenti i Ukrainës ka vënë në pikëpyetje prej kohësh besueshmërinë e Kremlinit si një palë me të cilën duhet të negociojë ose të bëjë marrëveshje.

Presidenti ka theksuar gjithashtu se Ukraina bëri gjithçka për të çliruar territoret e saj përmes diplomacisë, por të gjitha përpjekjet dukej se ishin të kota.

Zelensky gjithashtu sulmoi Gjermaninë për hezitimin e saj në furnizimin e Ukrainës me tanke Leopard 2, duke thënë se ai nuk mendonte se qasja e vendit ishte “strategjia e duhur për të vazhduar”.

 

Fraksion.com