AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Mishçeviq: Vijat e kuqe të Serbisë – JO njohja dhe JO anëtarësimi në OKB

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviq flet në intervistë për Deutsche Wellen mbi raportet me Gjemaninë, dialogun, Kosovën, liberalizimin, vijat e kuqe në dialog…    

Rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian definitivisht kalon përmes Berlinit, thotë Tanja Mishçeviq. Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë gjatë kësaj jave pati një sërë takimesh në kryeqytetin e Gjermanisë. Në një intervistë për Deutsche Wellen ajo theksoi se Berlini “është shumë i interesuar për Serbinë, si ekonomikisht ashtu edhe në raportet bilaterale – përmes investimeve të mëdha, sepse një numër i madh i njerëzve në Serbi janë të punësuar në kompanitë gjermane. Ndërkohë që Gjermania ofron edhe ndihma të shumta bilaterale, që janëpadyshim më të mëdhatë çdo vit krahasuar me të gjitha vendet e tjera”. Por ka dhe temat ku dallojnë këto dy vende.

“Vijat e kuqe” të Serbisë

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mishçeviq vlerëson se vizita e fundit e delegacionit amerikan në Beograd ishte “një nxitje për diçka që ka mbetur pa u zbatuar nga Marrëveshja e Brukselit, e që është formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. “Kjo nuk është kapriço e Serbisë”, thotë ministrja, “është nevojë urgjente e serbëve si kolektiv që të mbrohen të drejtat e tyre.”

Duke theksuar se ajo nuk është e përfshirë në dialog, Mishçeviq megjithatë deklaron se “Serbia është gjithmonë pro bisedës dhe dialogut. Por me ‘vija të kuqe’ shumë të qarta: JO njohje e pavarësisë dhe JO anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara”.

Ministrja për Integrime Evropiane e Serbisë, Tanja Mishçeviq pohon në intervistën për DW, se Serbia nuk lobon dhe nuk është kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Belgien, Brüssel | Belgrade-Pristina dialogue RoundtableTakim në Bruksel, gusht 2022

Raportet bilaterale

“Gjermania investon në Serbi pikërisht sepse e sheh atë në rrugën evropiane dhe për shkak se ajo e kupton këtë rrugë evropiane”, thotë Mishçeviq dhe shton, se “Gjermania është edhe një model për Serbinë në shumë fusha – që nga sundimi i ligjit dhe liria e medias, përmes fuqisë dhe stabilitetit ekonomik, e deri tek çështjet që lidhen me tranzicionin e gjelbër dhe diversifikimin e energjisë.”

E pyetur se si janë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Berlinit sot dhe nëse ato janë më të këqija pas ardhjes në pushtet të koalicionit të socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve, ministrja u përgjigj, se nuk mendon se marrëdhëniet janë përkeqësuar. Por nënvizon se çështjet, si për shembull, dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i formësojnë fuqishëm marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Serbisë. “Fokusi tani është te dialogu dhe fusha të tjera, tek reformat që janë menjëherë pas kësaj teme.”

[No title]

Sanksionet kundër Rusisë?

“Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrojmë në asnjë mënyrë as situatën e re gjeostrategjike të shkaktuar nga lufta në Evropë, luftën në Ukrainë, e cila po ashtu është një nga elementët e dallimeve në qëndrime mes Serbisë dhe Gjermanisë”, theksoi Mishçeviq.

Duke iu përgjigjur pyetjes, se pse Serbia nuk vendos sanksione ndaj Rusisë dhe në këtë mënyrë harmonizohet me politikën e jashtme të BE-së, ministrja thekson se ky është vetëm një nga elementet e politikës së jashtme dhe kujton se “Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës dhe dënon agresionin rus.”

“Ne u përballëm me këto kritika edhe gjatë vizitës këtu në Berlin dhe shpjeguam se ka arsye (për të mos vendosur sanksione) që lidhen me dialogun, ka arsye  që lidhen me varësinë e plotë nga gazi dhe nafta ruse. (…) Dhe gjëja e tretë e rëndësishme është qëndrimi emocional i qytetarëve që e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh nën sanksione”./DW

 

Fraksion.com