AktualitetLife StyleTë fundit

“A duhet toleruar?”: Biseda për shitjen e fëmijëve mes Amosit dhe Deas shokon rrjetin!

Banorët e këtij “Big Brother Vip” do të mbahen mend për dhunën, bullizmin, kërcënimet, fyrjet por edhe për një humor të zi, që nuk bën askënd të qesh.

Dea dhe Amos janë momentalisht dy banorët më të komentuar në rrjet, pasi deklarata e tyre “me shaka” se si do i shisnin fëmijët dhe vetëm organet apo të plotë, ka skandalizuar shikuesit e këtij formati por edhe lexuesit në rrjet.

Në shoun e së martës Amos, tha se kishte bërë shaka kur u shpreh se do ta lidhte Luizin dhe do ta zhvishte lakuriq, ndërkohë që po shaka i duket edhe një nga temat më të ndjeshme, siç është ajo e trafikimit të fëmijëve.

Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë:

“Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”.

Në një raport të vitit 2020, OSBE lidhur me tipologjinë e trafikimit të fëmijëve shkruante se: “Rastet sugjerojnë se trafikimi për shfrytëzim seksual, në veçanti nëpërmjet punës në klubet e natës dhe në industrinë e argëtimit në Shqipëri, është një rrezik parësor për trafikimin e vajzave, ndërsa trafikimi për qëllime të lypjes së detyruar dhe veprimtari kriminale është një rrezik parësor për trafikimin e djemve. Ndonëse në këtë trafikim shpesh përfshihen edhe palë të treta, janë identifikuar disa raste ku trafikimi lehtësohet apo tolerohet nga vetë prindërit e fëmijës”.

Fjalia e fundit është vërtet shokuese, sidomos nëse e merr dhe e çon në Big Brother, aty ku një aktor që pëlqen një modele, e cila shquhet për mungesën e empatisë ndaj fëmijëve, bën plane sesi do t’i shesin fëmijët, të plotë apo gjysmë. Mesazhi që përcillet në këtë rast është tërësisht jashtë çdo etike dhe banorët vip duhet ta kuptojnë se me disa gjëra nuk qeshet, as përqeshet. Kjo shaka, që bën të dridhet çdo prind dhe çdo njeri normal, por këto janë shakatë e këtyre personazheve, të cilët deri dje i kemi njohur vetëm në skenë. Madje dhe i kemi duartrokitur./dritare.net

 

Fraksion.com