AktualitetTë fundit

Rinisin kërkimet për 26 vjeçarin e zhdukur prej 4 ditësh që dyshohet se ra me makinë në lumin Seman

Kanë rinisur kërkimet për gjetjen e 26 vjeçarit Mateo Lika i cili është raportuar i zhdukur që prej katër ditësh pasi dyshohet se ka rënë me makinë në ujërat e lumit Seman.

E vetmja provë që mjeti mund të ketë rënë në lumë, është targa e mbetur në parmakët e Urës së Mbrostarit.

I riu kishte ardhur nga Gjermania për pushime në Fier dhe kishte marrë me qera makinën me të cilën dyshohet se ra në lumin Seman.

Ai ka qenë i vetëm në mjet, ndërsa prej 4 ditësh familjarët nuk kanë asnjë lajm prej tij. Në vendin ku po kryhen kërkimet, ndodhen edhe familjarë të 26 vjeçarit.

 

Fraksion.com