AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Sekretari i Përgjithshëm i OECD, pjesëmarrës në Samitin e Berlinit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann.

Takimi u zhvillua në Davos, Zvicër, ku Rama po merr pjesë në punimet e Forumit Ekonomik Botëror.

“Një bashkëbisedim i veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Mathias Cormann, i cili me shumë respekt për punën e për progresin e Shqipërisë në rrugën evropiane, konfirmoi edhe praninë e tij në Samitin e Berlinit në Tiranë”, u shpreh Rama në rrjetet sociale.

Forumi Ekonomik Botëror, në Davos nisi punimet të hënën dhe do të vijojë për 5 ditë me radhë. Në qendër të takimit, ku po marrin pjesë krerë të lartë të shteteve dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, janë diskutimet për pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë, krizën energjetike dhe një recesion të mundshëm ekonomik në botë.

 

Fraksion.com