AktualitetPolitikëTë fundit

Rama në Forumin e Davos: Revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik pjesë e debateve

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në punimet e Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Rama u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kanë zënë vend në axhendën tre ditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar.

Rama ndau disa foto nga punimet e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku pati takime me Presidentet e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, si dhe drejtues të shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum.

 

Fraksion.com