Life StyleTë fundit

Për Robert Aliajn, dhuna e Kejvinës ndaj Luizit na paska qenë e justifikueshme!

Robert Aliaj i ftuar në emisionin “Goodmorning Albanians”, në “Euronews”, është shprehur se e konsideron shpullën e Kejvina Kthjellës, ndaj këngëtarit Luiz Ejlli, si një akt guximi dhe theksoi se dënimi duhet të ishte i dyanshëm, pasi një vajzë nuk qëllon asnjëherë kot.

“Në fakt një vajzë nuk të godet kurrë. Kurrë një femër nuk godet një mashkull në atë formë. U orientua nga Luizi me presion psikologjik për ta bërë atë gjest. Kur ti do dënosh njërin person, mbi të gjitha një vajzë, nuk ka mundësi të mos dënosh dhe personin tjetër, një mashkull. Një vajzë që ta fut me shpullë do të thotë se ti i ke bërë diçka që ajo nuk e donte. Pra më mirë të gjuajë një vajzë me shpullë dhe do ta pranoja. Ishte një akt guximi dhe revolte. Sigurisht nuk duhet të lejohet dhe të bëhet standard”, tha Aliaj.

Ai gjithashtu shtoi se nuk kishte qënë kurrë dakord që djali i tij Kristi të ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 2”.

“Një reality show nuk justifikon dhunën dhe as bullizmin. Reality show është pasqyra e realitetit.

“Big Brother” po nxjerr shoqërinë shqiptare në pah si shoqëri primitive. Njerëzit nuk kanë të plotësuar as standarded më minimale. Kemi dështuar të krijojmë një individ të përgjegjshëm. Unë nuk duhet të flas si prind këtu. Unë s’kam qenë dakord që Kristi të futet atje. Nuk është në habitatin e vet”- tha ai.

 

Fraksion.com