AktualitetBota+Të fundit

Ministri i Brendshëm ukrainas, Denis Monastyrsky, dhe zyrtarë të tjerë humbin jetën në rrëzimin e helikopterit

Ministri i Brendshëm ukrainas Denis Monastyrsky është mes tre ministrave të vrarë në rrëzimin e helikopterit në Brovary, tha shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko.

“Përplasja vrau udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme – ministrin, zëvendësministrin e parë dhe sekretarin e shtetit,” tha Klymenko.

Të paktën 16 persona humbën jetën në përplasjen, nëntë prej të cilëve ishin në bordin e helikopterit kur ai u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh dhe një ndërtese banimi në rajonin e Kievit, tha më herët Klymenko.

 

Fraksion.com