Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë arrestohet për ngacmim seksual të dy nxënëseve
Mësuesi i fizkulturës në Tepelenë, Kleanth Laçi është arrestuar nga polica e Gjirokastrës nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59 vjeçari jepte mësim.
Gjithashtu është arrestuar edhe 29 vjeçari A.G i cili ditën e djeshme u vetëdorëzua në polici duke pranuar se kishte dhunuar Kleanth Laçin pasi ky i fundit kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur. Ndaj 29 vjeçarit rëndojnë akuzat e plagosjes së lehtë me dashje të kryer në bashkëpunim dhe vetëgjyqësia.
Ndërkohë ndaj mësuesit të fizkulturës, Kleanth Laçi rëndojnë akuzat e ngacmimit seksual ndaj dy të miturave dhe kallëzimi i rremë në polici. Kujtojmë se në dëshminë e dhënë gjatë ditës së djeshme, Laçi mohoi të kishte ndonjë konflikt me dikë dhe deklaroi se nuk i njihte autorët të cilët e dhunuan. Ai tha se nuk kishte asnjë lloj ideje se përse mund të ishte dhunuar.
Ndërsa 29 vjeçari i arrestuar, vëllai i njërës prej nxënëseve të ngacmuara seksualisht nga Kleanth Laçi deklaroi në polici se ishte kthyer nga emigracioni pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi i fizkulturës e kishte ngacmuar.
Fraksion.com