“Mandati i Xhaçkës në ‘Kushtetuese'”, Bardhi: Gur prove nëse është garante e Kushtetutës apo e regjimit të Ramës
Sot Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim dy kërkesa të Grupit Parlamemtar të PD lidhur me mandatin e deputetes dhe Ministres Olta Xhacka. Këtë çështje deputeti Gazment Bardhi e ka konsideruar një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës. Sipas tij vetëm në Shqipëri ndodh që një ministër të jetë edhe investitore strategjike.
“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”! Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhacka. E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, shkroi Bardhi.
Një grup deputetësh Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Merita Bakiu, Lefter Gështenja, Salaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Ilda Dhori, Emilja Koliqi dhe Flamur Hoxha, i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të zgjidhë konfliktin e kompetencave midis opozitës dhe mazhorancës, duke detyruar Kuvendin që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit për deputeten Olta Xhacka.
Fraksion.com