“Humori” i Deas dhe Amosit me “shitjen e organeve të fëmijëve”, si reaguan personazhet publikë
Një bisedë shqetësuese ka ndodhur në “BBVIP” mes Dea Mishel dhe Amos Muji Zaharisë. Në fokus të bisedës ishin fëmijët, në dukje diçka normale për dy persona që duan të jenë çift dhe të kenë një të ardhme së bashku, por ajo që dëgjuam ishte gjithçka tjetër përveçse normale.
Amosi iu drejtua Deas duke qeshur: “Do bëjmë 27 fëmijë, 4 do i mbajmë dhe pjesën tjetër t’i shesim”, ndërsa ajo vijon sërish “me humor”, duke thënë: “Do i shesim vetëm organet apo të plotë? (Qesh)”
Pavarësisht se gjithçka duket një shaka mes tyre, e gjithë biseda është vërtet shqetësuese për t’u dëgjuar! Kjo është reflektuar edhe në rrjetet sociale ku shumë ndjekës kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë “humor”. Por, as personazhet e njohur nuk kanë lënë pa e komentuar këtë deklaratë shokuese.
Ish-banorja e “Big Brother” dhe blogerja Gerta Shino, ishte ndër të parat që e publikoi këtë bisedë, në rrjetet e saj sociale.
“E tmerrshme! Amosi me Dean po bëjne plane që të bëjnë fëmijë dhe ti shesin…”- shkroi ajo.
Këngëtarja Olta Boka ka reaguar gjithashtu me një Instastory, ku shkruan: “E patolerueshme! Përpara “qytetarisë” dhe “intelektit” preferoj njerzillëkun!”
Gazetarja Jonia Aliçkolii, ka shkruar në Instagram: “Aaaa qenka humor! U shkrimë! Shumë qeshëm kur thuhet “ta zhvesh dhe ta filmoj, bëjmë fëmijë dhe t’i shesim organet” U gajasëm dmth”
Dalina Buzi bëri një shkrim në median e saj, i cili thotë: “S’e di dmth. Nuk mjaftojnë gjithë muhabetet që s’kanë kokë e bish. duhet të qeshim edhe me batutat sterile për shitje organesh”
Moderatorja Fatma Haxhialiu, shkroi mbrëmjen e Prime-it të djeshëm për Amosin dhe Dean: “Ore gjigand, po të thanë kemi një super film për ty, që çojmë njërin në mal, e zhveshin lakuriq dhe e xhirojnë me tel, mos e prano më mirë. Jam e lumtur Arbana që gjeta dikë me të cilin mund të çiftëzohem dhe të shesim organet e fëmijëve tanë”
Ky edicion i “Big Brother VIP” po tejkalon çdo kufi etik, çdo kufi edukate dhe humanizmi.
Përveç gjuhës së përdorur tepër bullizuese, produksioni tentoi të fshehë edhe dhunën në ekran! E kemi fjalën për shpullën që Kejvina i dha Luizit gjatë mbrëmjes së Prime-it.
Sikur të mos mjaftonin këta, gjatë ditës së sotme u bë virale një bisedë ku Amosi përshkruante si do ta dënonte ai Luizin.
Kristi: Çfarë do t’i bëje? Do ta vrisje?
Amos: Jo, nuk do ta vrisja. E di unë se çfarë do t’i bëja, atë që meriton. Do ta çoja në mal, do ta zhvishja lakuriq, do ta xhiroja, do t’i thoja kërko falje. Pastaj shikoje ti, i jep më gojës…
Fraksion.com