“Gjendja në PD është e trazuar, me tension”, Gjekmarkaj: Salianji duhet të ishte kryetar i Grupit që para një viti
Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zgjedhur të heshtë për situatën brenda Partisë Demokratike, kjo sipas tij pasi është i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë më parë, e bashkuar.
Në një intervistë për “Panorama TV”, deputeti demokrat e quan atë çka po ndodh me të dy grupet në PD si një “marrëzi”, ku jeta brenda grupit të PD është bërë shumë e vështirë dhe kjo favorizon mazhorancën, ose siç shprehet ai “është “zjarr” ku qeveria ngroh duart.”
“Unë ka kohë që po përpiqem të hesht, megjithëse mediat të detyrojnë të flasësh (për mirë) jam i bindur se çdo gjë që thuhet në një farë mënyrë është e gabuar. Ka një situatë të brendshme që do ta quaja “marrëzi”. Duke qenë i pazoti për të kontribuar që kjo forcë të rikthehet siç ka qenë e bashkuar, moderne, qytetarë preferoj të hesht. Nuk dua të lëndoj askënd, fjala është bërë si bombë, ku secili ‘kryp’ mend dhe gjithmonë jemi më agresive.
Gjendja në grup është e paqetë, e trazuar. Jeta brenda grupit është bërë e vështirë, me tension. Ky është një zjarr që ngroh duart qeveria”, tha ndër të tjera Agron Gjekmarkaj.
Po ashtu, deputeti Gjekmarkaj u shpreh se kolegu i tij, Ervin Salianji duhet të i shte kryetar i grupit parlamentar para një viti.
Pyetje: Keni bërë ndonjë mbledhje të grupit parlamentar dhe ishin në dijeni për shkarkimin e 4 deputetëve?
Gjekmarkaj: Unë edhe isha në dijeni edhe nuk isha në dijeni. Jam indiferent për këto që ndodhin në dy krahët e PD. Salianjin e kam shumë mik dhe do kisha dashur të ishte kryetar grupi para një viti, jo tani. Qëndrimi im në këtë rast nuk kishte të bënte me Salianjin si person, ishte një veprim që shkonte në sintoni me veprimet e mia të mëparshme. Nuk kishte të bënte qëndrimi me Salianjin si individ.
Fraksion.com