AktualitetTë fundit

Arrestimi i mësuesit që ngacmoi seksualisht dy nxënëse, mësuesja e shkollës në Tepelenë: Nuk e bën profesor Keli këtë

Njëra prej mësueseve ndihmëse të shkollës 9 vjeçare në Tepelenë ku dyshohet se mësuesi i fizkulturës, Kleanth Laçi ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, ka deklaruar se nuk besonte që 59 vjeçari ta ketë bërë diçka të tillë.

“Unë kam 6 vite në këtë shkollë dhe nuk e mendoj se profesori të ketë bërë diçka të tillë. Unë si mësuese për atë profesor nuk e mendoj se e ka bërë diçka të tillë. Edhe mund të jetë e inskenuar. Unë nuk e kam parë gocën që pretendon se është ngacmuar seksualisht.

Unë kam dërgjuar vetëm për një nxënëse të ngacmuar. Por me pak fjalë nuk e besoj që profesor Keli ta ketë bërë një gjë të tillë”- u shpreh mësuesja.

Ndërkohë drejtoresha e shkollës nuk pranoi të prononcohej për mediat, duke i kërkuar gazetarit të Report TV që të largohej nga oborri i shkollës. Drejtoresha i kërkonte mësueses që të mos jepte deklaratë për mediat lidhur me rastin.

 

Fraksion.com