AktualitetTë fundit

“Abuzoi me një të mitur dhe u dhunua nga të afërmit”, ministrja Kushi për rastin në Tepelenë: Mësuesi është pezulluar. Nxënëses i është…

Ministra e Arsimit Evis Kushi ka reaguar për rastin e mësuesit në Tepelenë, i cili dyshohet se abuzoi me një nxënëse dhe më pas u dhunua nga të afërmit e saj.

Kushi deklaron se mësuesi është pezulluar nga detyra dhe se nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

Ajo thekson se nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor.

Reagimi i ministres Kushi: 

Kemi ndjekur nga afër ngjarjen e ditëve të fundit të ndodhur në Tepelenë, ku një mësues është dhunuar, pasi akuzohet nga familjarët për abuzim ndaj vajzës së tyre. Për mësuesin është marrë masa e ndalimit nga policia dhe Zyra Arsimore Tepelenë ka marrë sot vendimin për pezullimin e mësuesit nga puna deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Nxënëses menjëherë i është ofruar ndihmë nga punonjësit e shërbimit psiko-social dhe gjithashtu drejtoria dhe stafi i shkollës do të vijojnë mbështetjen për vajzën dhe familjen e saj, për ta kapërcyer këtë situatë.

 

Fraksion.com