“Stabiliteti i rajonit të Ballkanit Perëndimor rëndësi strategjike për Aleancën”, Shefi i NATO-s pret Anëtarin e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës
Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg priti Denis Beqiroviç, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Hercegovinës, në selinë e NATO-s të hënën (16 janar 2023). Z. Stoltenberg theksoi se stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën, siç përmendet në Konceptin Strategjik të miratuar në Samitin e Madridit. Ai inkurajoi udhëheqjen e Bosnje dhe Hercegovinës që të vazhdojë të fokusohet në reformat për të mirën e të gjithë vendit dhe të ruajë institucionet multietnike në të gjitha nivelet.
Z. Stoltenberg dhe z. Bećirović diskutuan shqetësimet rreth veprimeve separatiste dhe retorikës përçarëse që mund të sigurojë tokë pjellore për aktivitete të jashtme keqdashëse. Sekretari i Përgjithshëm u bëri thirrje të gjithë liderëve politikë që të përmbahen nga retorika përçarëse dhe të bëjnë hapa konkretë drejt pajtimit të brendshëm. Ai theksoi se NATO mbështet plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
Sekretari i Përgjithshëm theksoi se NATO mbështet aspiratat euroatlantike të Bosnjë-Hercegovinës dhe se po punohet për të zhvilluar një paketë për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse që do të propozojë projekte që synojnë forcimin e aftësive të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Ai tha se NATO do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për reformat e sektorit të mbrojtjes të Bosnje dhe Hercegovinës, duke përfshirë edhe shtabin e NATO-s në Sarajevë.
Fraksion.com