Shqipëria me fuqi të shtuar ushtarake në 2022, Rama: Diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit
Rritja e pagave me 30 % vitin që lamë pas, por edhe përfshirja në ndihmën e “Pakos së madhe” përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zerimin e ndikimit të “inflacionit të luftës” në familjet e punonjësve të Forcave të Armatosura.
Nga “Pakoja e madhe” e qeverisë, shpërndarë në fund të vitit 2022 prej 8 miliardë lekësh përfituan 1 milion qytetarë, ndër të cilët 2200 ushtarët bazë e nënoficerët, dhe 1200 efektivë të Grup Batalionit te Dytë të Këmbësorisë.
Një tjetër vendim që rrit mbështetjen ndaj efektivëve të Forcave të Armatosura, pas rritjes me 30% të pagave gjatë 2022 është ai për rritjen me 7% të pagës për të gjithë ushtarakët gjatë 2023.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se në një postim në rrjetet sociale se nga “Pakoja e madhe” u shpërblyen edhe Forcat e Armatosura, si një mbështetje plus për të zeruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë.
Gjithashtu, Kreu i Ekzekutivit deklaroi se “në indeksin e Fuqisë Globale 2022 (Global Fire Power) Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021”.
Duke e cilësuar një lajm të mirë, Rama tha se “vendi ynë tanimë renditet pas Serbisë, por me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”.
Nëntoger Odise Kasa, prej tre vitesh pjesë e Forcave të Armatosura, tha se përfshirja në “Pakon e madhe” ishte një ndihmë e mirë për familjet tona.
“Rritja e pagës me 30 %, nuk ishte thjeshtë një shtim të ardhurash por ishte vlerësim i figurës ushtarake, një rritje dinjitoze sipas standardit të NATO-s, që do ta pasojë dhe rritja me 7 % e marsit të këtij viti”, tha ai.
Fraksion.com