Parashuta dhe dronë? Fansat e Luizit shkojnë më larg se kaq: Gati edhe për helikopter
Meridian Ramçaj i ftuar në emisionin ka zbuluar së fundmi surprizën që po përgatitet nga fansat për Luizin. Meridiani tregoi se janë mbledhur mbi 10 parashutistë dhe njerëzit janë shprehur të gatshëm të paguajnë një helikopter.
“Kam kërkesa edhe për helikopter, por nuk është dhënë akoma leja nga Top-Channel për të fluturuar. Janë mbledhur njerëz që janë gati të fluturojnë, mbi 10 parashutistë dhe janë gati për helikopter. Kam edhe mesazhet. Kaq njerëz që mblodhi Luizi nuk ka mbledhur as Basha”- tha ai në “Rtv Ora”.
Kujtojmë se këngëtari është në dijeni që ka shumë nga ata që e besojnë dhe i qëndrojnë pas dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet ndryshe.
Në një bisedë me Tea Trifonin Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që u mblodhën para spitalit ku u dërgua të bënte analizat.
Ai tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.
“Kishin shkuar përpara tek “Shefqet Ndroqi”. Donin të futeshin brenda në spital. “O Luiz jemi me ty, vazhdo rri i fortë…” Unë ngela, u mpiva krejt. M’u duk vetja si Cristiano Ronaldo.”
Fraksion.com