Life StyleTë fundit

“Nivele ‘halabakllëqesh””, Dalina Buzi bën ‘për një lek’ banorët e “BBV2”

Dalina Buzi, e cila ka qenë disa herë  opinioniste në “BBV1”, ka komentuar përsëri situatën në “Big Brother VIP Albania 2”.  Ajo e nis videon me një koment epik : “ Jam pa fjalë!”

Çfarë e ka “shokuar” Dalina Buzin kaq shumë prej banorëve?

Ajo ka bërë një analizë të detajuar të gjithë situatës aktuale ne BBV2 me komente pikante për secilin nga banorët.

“Ajo që kam parë dhe sidomos dje në lidhje me Luizin, kam parë një grup njerëzish që nuk kishin asnjë vlerë njerëzore. Kam vënë re një lloj lehtësie dhe një lloj mungesë inteligjence pothuajse te të gjithë banorët.”- shprehet Dalina.

Në reagimin e mësipërm Dalina i referohet momentit kur Luiz i vetëm u ngacmua nga të gjithë banorët, teksa ishte ulur në oborrin e shtëpisë. Situatë e cila ka pasur shumë reagime të tjera në rrjet nga VIP-a apo njerëz të thjeshtë për bullizmin ushtruar ndaj këtij djali.

“Ju po merreni me të vërtetën tuaj, jo me të vërtetën e Luizit!”- shton Dalina më tej.

“Ti hyre në “Big Brother” duke pretenduar se ky nuk ishte vendi i nivelit tënd dhe çfarë bëre, e çove në “llum”, mendove si skenë si do ta merrje, do ta zhvishje lakuriq, do ta filmoje duke kërkuar falje. E gjithë kjo është një problem! Ju kaloni në nivele ”halabakllëqesh”. A nuk është e tmerrshme?” – Dalina për Amosin.

Kjo deklaratë e Amosit ka tronditur jo vetëm Dalinën por të gjithë ndjekësit e “Big Brother” dhe të gjithë presin që sot në spektakël të merret një vendim për këtë situatë nga produksioni.

“Tea mori 10 minuta pushtet me atë buxhet dhe ishte WOW! Se njerëzit nuk njihen me njëri-tjetrin në biseda, njerëzit njihen kur u jep pushtet në dorë. Ja ku del në pah inferioriteti. .Ajo që bëri ishte nje gjë e ekzagjeruar, e shpifur! Tea të ishte në komunizëm do kishte bërë “Kerdinë” – Dalina për Tean.

Padyshim që ky veprim i Teas ka bërë që shtëpia të përfshihet në një valë debatesh të drejtuara nga Luizi.

“Ronaldo nuk ka qënë ndonjë vlerë e shtuar atje.” – shton Dalina.

Por në gjithë këtë qëndrim të saj nuk mbeti pa përmendur dhe opinionistët duke thënë se: “Opinionistët duhet të punojnë shumë që t’i kthjellojë këta njerëz.”

 

Fraksion.com