Nis aksioni mbarëkombëtar kundër migracionit të paligjshëm
Bullgaria ka nisur një aksion mbarëkombëtar kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikantëve të qenieve njerëzore, njoftoi të hënën ministri i Brendshëm, Ivan Demerdzhiev.
“Drejtoria e Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Policia Kufitare kanë raportuar tashmë operacione të suksesshme”, tha Demerdzhiev.
“Disa grupe të mëdha të trafikimit të migrantëve janë goditur tashmë. Operacioni do të vazhdojë në ditët në vijim në Turqi si dhe në Bullgari”, tha ai.
Sipas ministrit, operacione të ngjashme janë planifikuar edhe në bashkëpunim me Greqinë.
“Ndërveprimi është e vetmja mënyrë për t’iu përgjigjur krimit ndërkufitar”, shtoi Demerdzhiev.
“Puna e përbashkët dhe partneriteti janë mënyra e vetme për të mbrojtur popullin dhe interesat e Bullgarisë”, shkroi në Twitter prokurori i përgjithshëm, Ivan Geshev. //a.i/
Geshev falënderoi prokurorët dhe hetuesit anembanë Bullgarisë, udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme dhe qindra oficerë policie për punën e mirë që kanë bërë në organizimin e fushatës dhe për ndërveprimin e tyre profesional.
Fraksion.com