‘Luizi do shuplaka çdo ditë’, publikohet momenti i shpullës së Kejvinës
Një fragment që u përfol por nuk u transmetua gjatë prime-it ose në rrjete sociale.
Kejvina nuk është penduar për shuplakën e dhënë, por që shprehet me tone të larta që Luizi “do shpulla çdo mëngjes”.
“Ai çdo mëngjes do nga një shuplakë fytyrës. Që të zgjohet dhe të kthehet si njeri. Ai do shuplaka për çdo ditë. Shuplaka do ai. Ai është dëmi i shoqërisë..”, kështu shprehet Kejvina për Luizin përpara gjithë banorëve, duke e shoqëruar edhe me gjeste madje “fjalimin” e saj aspak të denjë për një person që ka zgjedhur të bëhet pjesë e një formati që ndiqet nga të gjitha moshat.
Mirëpo, çfarë është më keq se ky veprim? Të mos e pranosh atë dhe të vazhdosh t’i mëshosh transmetimit të dhunës, sidomos në ekran.
@big_brother_vip23
Promovimi i dhunës në ekran është një prej ngjarjeve më shqetësuese, ndaj shpresojmë që kësaj here produksioni të marrë vërtetë masa të rrepta ndaj banores në fjalë!
Fraksion.com