Life StyleTë fundit

Goditi me shpullë Luizin në spektaklin e shkuar, Kejvina Kthella skualifikohet nga Big Brother Vip Albania

Spektaklin e kaluar, Kejvina përdori dhunë fizike ndaj Luizit. Kjo pas komenteve ofenduese sipas saj, nga ana e Luizit.

Gjatë reklamës, Kjevina u ngrit nga kolltuku dhe goditi dy herë me shuplakë në fytyrë Luizin, për komentin që ky i fundit bëri.

Nga ky gjest, asnjëri prej banorëve, përveç Bjordit nuk reagoi, madje gjatë javës, thuajse të gjithë i dhanë të drejtë Kejvinës për veprimin e kryer. Gjesti i Kejvinës krijoi debat në studio mes banorëve. Si pasojë e këtij veprimi, Big Brother përjashtoi nga shtëpia Kejvina Kthjellën.

Biseda:

Arbana: Pse nuk foli askush, kur ju pyeta se çfarë ndodhi?

Luizi: Asnjëri nuk iu përgjigj sepse pjesën më madhe i kundër. Ata nuk e prinin se Kejvina do të bënte diçka të tillë, dhe mbetën të shokuar.

Kiara: Nuk jetojmë në shtëpi me frikë, se dikush nuk e ka marrë prasysh se është në një format televiziv ku ka presion.

Kejvina: Nuk po justifikoj atë që bëra, sepse nuk është diçka për tu bërë, por djali në fjalë më ka dhunuar verbalisht dhe psikologjikisht.

Arbana: Ajo çfarë ka ndodhur është shumë e rëndë, më vjen keq sepse ju keni dështuar, unë, opinionistë, të gjithë, ne si shoqëri kemi dështuar. Më vjen keq nëse kushdo prej jush mendon se kjo lohë luhet kështu. Publiku nuk meriton që kjo lojë të luhet kështu.“Big Brother” merr gjithmonë distanca nga dhuna, ajo verbale ka qenë vazhdimisht prezente dhe rastet janë përsëritur. Ka një vendim për dhunën fizike.

Tea: Dhuna verbale është e patolerueshme ashtu si dhuna fizike. Reagimi (shuplaka) i Kejvinës ishte moralisht i drejtë.

 

Fraksion.com