Life StyleTë fundit

Banorët përdorin telefona brenda shtëpisë së “BBVIP”? Ja videoja që po bën xhiron e rrjetit

Syrit të audiencës nuk i shpëton asnjë detaj se çfarë ndodh me banorët brenda “Big Brother VIP”.

 

Shpesh herë në rrjete janë publikuar video se banorët brenda në shtëpi përdorin telefona, kjo pasi disa pamje kanë zbuluar se në shtëpi ndodheshin disa karikusa apo se ia kanë idenë e orës gjatë ditës.

Rregulli kryesor në shtëpi janë që banorët të mos marrin asnjë informacion se çfarë bëhet me botën jashtë, mirëpo duket se aty ndodh e kundërta.

Në rrjet po qarkullon një video ku tregon banorët e panikosur pas tërmetit që ‘shkundi’ Tiranën më 15 dhjetor. Gjatë atij momenti në sfond dëgjohet Diola e cila thotë se ‘duhet të telefonojë vajzat’.

“Duhet të marr vajzat, të flas me vajzat”- dëgjohet duke thënë Diola.

Fraksion.com