Tërmet me magnitudë 4.7 me epiqendër në Klos, Peleshi: Dëme të lehta në Xibër
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e sotme rreth orës 22:37 në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.
Tjetër lëkundje tërmeti u shënua pak minuta më vonë, se e para.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi në një postim në rrjetet sociale se sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë.
“Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos”, deklaron ministri.
Peleshi thekson se të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.
Fraksion.com