AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Risitë e shërbimit të transportit rrugor, Rama: Qytetarëve iu kursyen gati 25 milionë euro në një vit

Shërbimi i transportit rrugor po njeh një transformim epokal në vitet e fundit.

Kryeministri Edi Rama renditi sot në një postim në rrjetet sociale disa nga shërbimet risi në këtë sektor për përmirësim të ndjeshëm të kushteve të punës përmes sistemeve inovative të shërbimeve online dhe informatizimit, apo modernizimit të infrastrukturës fizike që çuan në ulje të tarifave duke iu kursyer në një vit qytetarëve shqiptarë gati 25 milionë euro.

“Nga godinat e reja me standarde bashkëkohore të drejtorive rajonale e deri te njohja e patentave me Gjermaninë, digjitalizimi i të gjitha shërbimeve bashkë dhe me formatet e reja të dokumenteve për drejtuesit e automjeteve, prezantimi i platformës elektronike “eTransport” për udhëtarët vendas dhe turistët e huaj, e deri te ulja e tarifave dhe thjeshtimi i procedurave që iu kanë kursyer në një vit qytetarëve shqiptarë gati 25 milionë euro, janë prova të një transformimi epokal të të gjithë sektorit të shërbimeve të transportit rrugor”, u shpreh kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Përgjatë vitit 2022 janë ndërtuar 3 drejtori rajonale të shërbimit të transportit rrugor, si dhe janë riparuar 11 zyra të tjera. Po ashtu ka nisur puna për ndërtimin e Autoparkut të ti në Elbasan, ndërsa ka përfunduar puna për ndërtimin e Arkivës së re Qendrore.

 

Fraksion.com