Performanca në Parlament, Rama vlerëson Spiropalin, kritikon Xhaçkën: Deputetët të mos mungojnë në mbledhjet e komisioneve
Grupi parlamentar i PS po zhvillon prej rreth një ore mbledhjen e tij, ndërsa mbledhja drejtohet nga kryeministri Edi Rama.
Mbledhja vjen pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe ka në fokus pikërisht aktivitetin parlamentar dhe sfidat e PS në këtë sesion.
Në mbledhjen e grupit të PS është i pranishëm edhe deputeti Agron Cela, i cili u largua pak ditë para vitit të ri nga Partia e Lirisë.
“Balkanweb” ka zbardhur diskutimet në mbledhje. Siç mësohet Rama ka mbajtur një qëndrim për performancën e ministrave në Parlament. Kritika ka pasur për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, sipas tij “më dobët”, ndërsa Spiropali me performancë “të lartë”.
Burime nga grupi i PS, po ashtu bënë me dije se Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Këto mungesa, ka deklaruar ai kanë bërë që mbledhjet herë pas here të mos zhvillohen.
Fraksion.com